Lajmet e fundit

Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiq u ka dërguar një letër të gjithë anëtarëve të UNESCO-s dhe aty shpreh shqetësimin e tij sa i përket kërkesës së Kosovës për tu anëtarësuar në këtë organizatë, dhe ka theksuar se një kërkesë e tillë nuk është e bazuar në pikëpamjet e së drejtës ndërkombëtare.
“Në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit e cila është ligjërisht e detyrueshme dhe paraqet Kornizën Kushtetuese për Vetëqeverisje të përkohshme, Kosova është një territor nën administrimin e Kombeve të Bashkuara brenda kufijve të Serbisë”, ka shkruar Vuçiq, raporton Tanjug, transmeton Klan Kosova.
Çështja e Kosovës mbetet ende në agjendën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, cix konfirmohet edhe nga seancat e rregullta tremujore në lidhje me këtë çështje, ka thënë Vuçiq, duke shtuar se Misioni i Përkohshëm i Kombeve të Bashkuara (UNMIK) i kryesuar nga përfaqësuesi special i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, është ende i vendosur në Kosovë.