Lajmet e fundit

Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq, të mërkurën e ka kritikuar Hungarinë për ndërtimin e rrethojës në kufirin Serbi-Hungari, pasi u takua me emigrantë në parkun e qytetin në Beograd.
Me këtë rast Vuçiq tha se Serbia nuk do të ndërtojë barriera të tilla në kufinjë e saj. Të martën qeveria hungareze pati thënë se do të dërgojë mijëra policë në kufirin jugor me Serbinë në përpjekje për të ndalur valën në rritje të emigrantëve.