Nuk po brengoset fare që idenë e tij e refuzuan liderët kroat e boshnjak. Bile ata kosovarë as që i zë në gojë, njofton Klan Kosova.
Kështu kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, këmbëngulë në propozimin që e bëri nga javën e kaluar, që të ketë një ditë përkujtimore, për krejt viktimat e luftërave në rajon të ndodhura gjatë viteve 90 të shekullit të kaluar.
Vuçiq nuk e ka lënë pa e përmendur edhe dronin e lëshuar vitin e kaluar në ndeshjen futbollistike Shqipëri-Serbi të mbajtur në Beograd, për të dëshmuar se i brishtë është fqinjësia në rajon.
Shefi i Qeverisë serbe me gjakftohtësi iu përgjigj të mërkurën gazetarëve edhe kur u pyet për aplikimin e Kosovës që të bëhet anëtare e UNESKO-S
“Do të jetë një luftë e rëndë politike me një përfundim i cili ende nuk dihet. Ne do të japim gjithçka nga vetja , dijeninë dhe energjinë tonë që shmangim atë që nëse ndodh do të ishte turp”, ka thënë Vuçiq.
Kronikë nga Besnik Tahiri.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.