Lajmet e fundit

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ia ka uruar homologut të tij amerikan Donald Trump, 4 korrikun, Ditën e Pavarësisë së Amerikës duke shprehur gatishmërinë e plotë për të bashkëpunuar me të personalisht si dhe zyrtarët amerikanë për të arritur qëllimet e përbashkëta.
Në urimin e tij, shefi i shtetit serb shfaqet i bindur se Serbia dhe SHBA në periudhën e ardhshme do të vazhdojnë me përmirësimin dhe zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe të bashkëpunimit dhe partneritetit në mes të të dyja vendeve "e cila do të kontribuojë jo vetëm për prosperitetin e të dy vendeve tona, por edhe duke siguruar stabilitet të qëndrueshëm e afatgjatë të Ballkanit Perëndimor"transmeton Klan Kosova.