Lajmet e fundit

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka reaguar pas deklaratave të kryediplomatit britanik, David Cameron, rreth Banjskës dhe asaj se Serbia po shërben si vegël e Rusisë për destabilizim në Ballkan.
“Më duket se të tjerët po e bëjnë këtë”, theksoi Vuçiq për këto deklarata dhe shtoi se ndjehet i zhgënjyer me to.
Për këtë foli edhe ambasadori rus në Serbi, Alexander Botsan-Kharchenko, i cili tha se “Rusia nuk kërkon kurrë që një vend partner si Serbia të kthehet në një vend pro rus”, shkruan Tanjug, transmeton Klankosova.tv.
https://klankosova.tv/cameron-rusia-permes-vegles-se-saj-serbise-po-do-ta-destabilizoje-rajonin/
Më tej, ambasadori rus gënjeu duke thënë se “vetëm në Serbi, ndryshe nga pjesa tjetër e Evropës është e mundur që njeriu t’i shikojë të gjitha kanalet dhe të nxjerrë përfundimet e veta”.
Kurse, Vuçiq foli edhe për çështje ushtarake, me ç'rast theksoi se “të gjithë në rajon po armatosen dhe se neve na takon të mos ngecim prapa”.