27.02.2023 · përditësuar para 1251 dite1 min lexim
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, është deklaruar pas takimit me shefin e diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell.
Vuçiq i falënderoi qytetarët e Serbisë për përkrahjen e ofruar.
"Faleminderit të gjithëve që kanë besim në udhëheqjen e tyre shtetërore dhe që besojnë se do të bëjmë më të mirën për vendin tonë”, tha ai.
Në Bruksel ka nisur takimi trepalësh, në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, dhe shefit të BE-së për politikë të jashtme, Josep Borrell.