Lajmet e fundit

Është e rëndësishme që të lidhemi me Francën, siç ishte rasti me Gjermaninë, atëherë nuk do të kemi asnjë frikë në të ardhmen, tha presidenti serb Aleksandar Vuçiq, duke theksuar se Franca ka një interes në rritje për Serbinë, si ekonomikisht ashtu edhe politikisht.
Në një intervistë për numrin e sotëm të "Kurir", kreu i shtetit serb shprehu bindjen e tij se kur të realizohet një vizitë në Francë nga Presidenti francez Emanuel Macron, "atëherë do të kemi shumë më tepër gjëra që do të na lidhin".
Vuçiq po qëndron për vizitë në Francë ku po merr pjesë në një konferencë për ndryshimet klimatike, transmeton Klan Kosova