Lajmet e fundit

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq është takuar sot në Pallatin e Serbisë me Zëvendësndihmës sekretarin amerikan të Shtetit Brian Hoyt Yee dhe biseda ishte "absolutisht e hapur dhe e ndershme".
Kështu i kanë thënë agjencisë serbe të lajmeve "Tanjug" nga zyra e presidentit të Serbisë, transmeton Klan Kosova.
"Nga njoftimi do të shohim se çfarë foli Yee në takim e çfarë presidenti Vuçiq nëse pala amerikane do ta njoftojë atë," tha Kabineti pas takimit ku mori pjesë edhe ambasadori serb në Beograd, Kyle Scott.
Zyrtari i lartë amerikan pas Serbisë do ta vizitojë Kosovën.
Gjatë vizitës së nesërme në Prishtinë ai do të takohet me presidentin, Hashim Thaçi, kryeministrin Ramush Haradinaj e kryekuvendarin, Kadri Veseli, transmeton Klan Kosova