Lajmet e fundit

Kryeministri serb Aleksandar Vuçiq ka pritur sot në takim shefin e UNMIK-ut Zahir Tanin, i cili, duke e përgëzuar për formimin e qeverisë së re, vuri në dukje mendimin se bota në përgjithësi ka pranuar se qeveria e Serbisë dhe Vuçiq janë mbështetja më e madhe për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon.
Në prag të seancës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së në të cilën do të shqyrtohet raporti tremujor për punën e UNMIK-ut, në Vuçiq dhe Tanin theksuan se bashkëpunimi i Qeverisë së Serbisë dhe Misionit të OKB-së është i mirë, bëhet e ditur në një njoftim për media të Qeverisë serbe, raporton Tanjug, përcjellë Klan Kosova.
Kryeministri serb dhe shefi i UNMIK-ut, u pajtuan se prania e misionit të OKB-së është me rëndësi të madhe për ruajtjen e stabilitetit në Kosovë përmes zbatimit të Rezolutës 1244 të OKB-së, si dhe përmes angazhimit për realizimin e marrëveshjeve të arritura në kuadër të dialogut të Brukselit.
Ata diskutuan edhe për mënyrat që UNMIK-u, në kuadër të mandatit të tij, mund të kontribuojë për zgjidhjen e çështjeve praktike në terren dhe kështu të përmirësojë jetën e përditshme të serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë.