Lajmet e fundit

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq u takua sot në Beograd me kreun e iniciativës qytetare serbe, SDP Oliver Ivanoviq me të cilin ka diskutuar formimin e Asociacionit të komunave serbe, situatën politike në Kosovë, të ardhmen e dialogut të Brukselit dhe procedura që autoritetet në Prishtinë kanë nisur kundër Ivanoviqit gjatë vitit 2016.
Vuçiq dhe Ivanoviq u pajtuan se krijimi i Asociacionit të komunave serbe në përputhje me dialogun e Brukselit është hapi më i rëndësishëm në mbështetjen e ruajtjen e interesave jetike kombëtare të popullit serb, por edhe ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Kosovë, njofton zyra për media e Qeverisë serbe, transmeton Klan Kosova.