Lajmet e fundit

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u takua sot me Komisionerin Evropian për Politikat e Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit Johannes Hahn, me të cilin diskutoi rrugën evropiane të Serbisë, situatën në rajon dhe dialogun me Prishtinën.
Siç bëhet e ditur në një njoftim për media të Zyrës së Vuçiqit, në takim ai theksoi se anëtarësimi i plotë i Serbisë në BE përfaqëson prioritetin e politikës së jashtme të vendit të tij, transmeton Klan Kosova.