Lajmet e fundit

Kryeministri serb Aleksandar Vuçiq ka folur në telefon me Presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan me ç`rast e ka ftuar atë ta vizitojë Serbinë.
Presidenti turk pranoi ftesën e Vuçiqit duke thënë se ky ishte një nder i madh që të jetë një nga të ftuarit e parë të Presidentit të sapozgjedhur të Serbisë, njofton Qeveria serbe.
Erdogan të hënën ka uruar fitoren Vuçiqit në zgjedhjet presidenciale dhe ka thënë se marrëdhëniet miqësore dhe bashkëpunimi, "i dy vendeve kryesore në Ballkan kanë dhënë një kontribut të rëndësishëm në prosperitetin rajonal dhe paqen", transmeton Klan Kosova.