Lajmet e fundit

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq e ka quajtur të mirë vendimin e Qeverisë së Kosovës për heqjen e reciprocitetit.
“Një vendim i mirë nga Prishtina që të heqë barrierat në tregti”, tha Vuçiq pas këtij vendimi të sotëm, njofton Klan Kosova.
Kryeministri Avdullah Hoti tha se ai hoqi pengesat për dialogun, ndërsa tani pret nga Serbia ta bëjë të njëjtën duke ndalë fushatën kundër pavarësisë së Kosovës dhe që po ashtu ka pritje nga ndërkombëtarët për presion ndaj saj që të arrihet ky qëllim.