Lajmet e fundit

Sekretari i shtetit të SHBA-së, Mike Pompeo do të takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Anthony Guterres në New York më 20 gusht.
Ai do të marrë pjesë në takimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së që do të mbahet për situatën në Lindje të Mesme, shkruan Tellereport, transmeton Klan Kosova.
Përpos kësaj Pompeo do të zhvillojë edhe një takim me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
Për takimin Pompeo-Vuçiq që do të mbahet nesër sot janë duke raportuar edhe mediat në Serbi.