Lajmet e fundit

Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, pas një takimi me, Angelina Eichhorst, drejtoreshën e Shërbimit evropian për veprim të jashtëm për Evropë Perëndimore, Ballkan Perëndimor dhe Turqi, ka thënë se është gati për të rifilluar dialogun Prishtinë-Beograd, njofton Klan Kosova.
Vuçiq e Eichhorst janë pajtuar se dialogu mes dy palëve është e vetmja rrugë për të zgjidhur problemet mes tyre.
Vuçiq është shprehur se është gati për të arritur marrëveshje të pranueshme në dialog të cilat shkojnë në mbrojtje të interesave kombëtare të serbëve.