“Kam frikë se diçka e keqe ka filluar të shfaqet tek unë, në kokën time, e ajo është se si t’ua kthej gjithë atyre që më kanë bërë kaq shumë dëm mua, familjes, fëmijëve të mi dhe të gjithëve”, tha presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq, në një paraqitje të enjten në mbrëmje në "Informer".
“Dhe nuk mund ta bëj këtë, dhe luftoj me veten time kundër kësaj për këtë çdo ditë”, deklaroi Vuçiq në të njëjtin emision në të cilin hodhi poshtë hulumtimin e Qendrës për Kërkim, Transparencë dhe Llogaridhënie (CRTA), sipas të cilës rreth 60 % e qytetarëve serbë mbështesin protestat dhe studentët, raporton N1, transmeton Klan Kosova.
Vuçiqi tha se kjo qendër nuk ka bërë kurrë kërkime dhe se nuk dinë si bëhet.
Në kontekst të ngjashëm, ai vlerësoi hulumtimet e Mendimit të Ri Politik Serb nga Gjorgje Vukadinoviq dhe shtoi se ai nuk i bën ato, por, siç deklaroi, thjesht shkruan numrat që i korrespondojnë atij.
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.