Lajmet e fundit

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq përsëriti sot se, kur bëhet fjalë për deklaratën e anëtarit të presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës Bakir Izetbegoviq rreth njohjes së Kosovës flitet për "një deklaratë shumë komplekse, me pasoja të gjera".
"E gjithë intervista përmban shumë elementë të rëndësishme- nga qëndrimi i një anëtari boshnjak të Presidencës drejt Sanxhakut ... cilat janë pasuritë që do të mbrojnë integritetin territorial të Bosnjës domethënë pasuritë ushtarake të ushtrisë dhe në anën tjetër shpreh dëshirën personale që një pjesë e territorit të Serbisë i takon dikujt tjetër ", iu tha Vuçiq gazetarëve në Bruksel, transmeton Klan Kosova.
Atje, kreu i shtetit serb, është takuar me shefin për politikë të jashtme të BE-së, Federica Mogherini nga e cila mori mbështetje për përshpejtimin e rrugës së Serbisë drejt BE-së, transmeton Klan Kosova.