Lajmet e fundit

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është takuar sot në Romë me Ministrin e Brendshëm të Italisë, Matteo Salvini.
Siç mëson Tanjug një nga temat kryesore të Vuçiqit me Salvinin, të cilin ai e sheh si një nga politikanët më me ndikim në Europë, do të jetë Kosova.
Nga Roma kryetari i Serbisë do të shkojë në Tiranë ku do të marrë pjesë në samitin e Brdo-Brijunit por për Lëvizjen Vetëvendosje – Qendra në Shqipëri, presidenti serb nuk është i mirëpritur në Tiranë, transmeton Klan Kosova.
Ata do të protestojnë edhe ndaj vizitës së Milorad Dodik, Presidenti i Bosnjës dhe Hercegovinës.
Në këtë takim që mbahet sot dhe nesër do të merr pjesë edhe Presidenti Hashim Thaçi si dhe liderë të tjerë nga vendet e rajonit.
Ky takim po shihet si një mundësi tjetër, për t’i dhënë hov dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit.