Lajmet e fundit
Kryeministri i Serbisë, Aleksander Vuçiq ka zhvilluar një bisedë telefonike me Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, njofton agjencia e lajmeve B92.

Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiq i ka telefonuar kryeministrit Rama dhe ka biseduar gjatë me të lidhur me vizitën e tij në Tiranë.
Lajmin e bën të ditur media serbe B92.
Burime pranë kryeministrit Vuçiq kanë konfirmuar për të se kryeministri serb e ka konfirmuar vizitën e tij në Tiranë më 27 maj.
Dy kryeministrat janë takuar për herë të fundit në Bruksel, ku patën edhe një takim, ndërsa në muajin nëntor, Rama vizitoi Beogradin.
Për herë të parë për vizitën në Tiranë, Vuçiq foli në Sarajevë, duke nënvizuar se do të vizitonte Shqipërinë për të biseduar me Kryeministrin Rama për situatën në rajon, veçanërisht në Maqedoni