31.05.2017 · përditësuar para 3350 dite1 min lexim
Aleksander Vuçiq është betuar si president i Serbisë në parlamentin e shtetit për të filluar mandatin pesë vjeçar, njofton Klan Kosova.
Vuçiq betimin e ka bërë me dorë mbi Kushtetutë – e cila e parasheh Kosovën territor të Serbisë.
“Betohem se do të ruaj sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Serbisë, duke përfshirë Kosovën dhe Metohinë si pjesë përbërëse e saj”, ka thënë Vuçiq.
“Do të mbroj të drejtat e njeriut dhe të pakicave dhe do ta respektoj Kushtetutën dhe ligjet. Do të bëj përpjeke për të ruajtur paqen dhe mirëqenien e gjithë qytetarëve të republikës dhe me ndërgjegje e përgjegjësi do të përmbush të gjitha detyra”.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.