Lajmet e fundit

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq do të nis në shtator, dialogun kombëtar për Kosovën, gjë që u njoftua edhe në fillim të mandatit të tij presidencial.
Gazeta beogradase "Veçernje Novosti" shkruan se kreu i shtetit serb do t`i ftojë në konsulta të gjitha partitë serbe, për
Vuçiç do të konsultohet ftojë të gjitha partitë parlamentare, përfaqësuesit e Kishës Ortodokse Serbe, shqoërinë civile si dhe përfaqësues të Akademisë Serbe të Arteve dhe Shkencave, transmeton Klan Kosova.
Sipas gazetës, qëllimi i dialogut është për të gjetur një zgjidhje unike të problemit të Kosovës.
"Novosti" shkruan se qëllimi i kësaj "tryeze të rrumbullakët" ambicioze është që Serbia të dalë me një strategji lidhje me siç thuhet "zgjidhjen e lëmshit të nyjes kosovare"
Arritjen e konsensusit të brendshëm për Kosovën si dhe Kushtetutën, Vuçiq i ka vendosur si qëllime kryesore të mandatit të tij presidencial, transmeton Klan Kosova