Lajmet e fundit

Keni dhimbje në pjesët intime dhe shkuarja në banjë bëhet tejet e padurueshme për ju, qëndrimi ulur është i tmerrshëm, janë thjeshtë simptoma të cilat ju patjetër keni nevojë të konsultoheni e të këshilloheni me mjekun ngase mund të vuani nga hermoroidet, pëcjellë Klan Kosova.
Ndërkaq Harvard Health, tashmë ka rekomanduar një kurë magjike, e ato janë ushtrimet e mëngjesit të cilat kohëve të fundit po bëjnë përmirësimin e gjithë asaj që ka të bëjë me shëndetin e trupit të njeriut.
Është një metodë tejet e lehtë nëse e mendoni në krahasim me dhimbjet që mund të bartni gjatë gjithë kohës, kjo sepse kapsllëku dhe lodhja që vjen bashkë me të, mund të shkaktojnë presion në të pasmet duke iu mbajtë të bllokuar edhe më tutje. Prandaj ushtrimet aerobike gjatë ditës për 20 deri në 30 minuta, mund të parandalojnë problemet e tilla të padurueshme, përcjellë Klan Kosova.
Mos evitoni edhe konsumimin e gjërave të lëngshme që lehtësojnë sa më shumë tretjen tuaj të ushqimit duke mundësuar një jashtqitje sa më të lehtë për ju.
Pirja në sasi të shumtë e ujit, është tejet e shëndetshme, ngase përbën rreth 75% të jashtëqitjes së rregullt.