Të jesh bionde kushton. Ngjyra e fortë e kombinuar me hidrogjen me një përqindje të lartë, është shumë e dëmshme edhe për flokët edhe për lëkurën e kokës.
Edhe Lady Gaga e cila së fundmi i ka lyer flokët në të bardhë platini, po e paguan shtrenjtë çmimin e bukurisë.
Ajo e ka pranuar se edhe pasi ka përdorur produkte të shtrenjta për ta mbrojtur lëkurën, ajo ka vuajtur nga djegia e lëkurës së kokës dhe është kuruar me ilaçe të shumta kundër dhimbjes, transmeton Klan Kosova.
As Lady Gaga nuk ka mundur ta mënjanojë sikletin që të jep ngjyra e fortë në flokë.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
DL
SHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.