Lajmet e fundit
Mbrojtësi i krahut të djathtë është i interesuar të kalojë në Guiseppe Meazza, për ç'arsye ka refuzuar ofertat e dy skudrave të mëdha europiane

Sime Vrsaljko ka refuzuar ofertat e Bayern Munich dhe Napoli, meqë është më i interesuar për një transferim tek Inter.
Mbrojtësi ka shkëlqyer në Kupën e Botës Rusia 2018, duke ndihmuar Kroacinë të arrijë deri në finale, ku qe mposhtur nga Franca.
Atletico Madrid është gati të nisë bisedimet me skuadrën italiane, që e do Vrsalkjo si huazim, me mundësi blerje në fund të edicionit.
Por Inter duhet të përmirësojë ofertën, meqë spanjollët duan 30 milionë euro për ta lënë të largohet nga Wanda Metropolitano.