Lajmet e fundit

Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicë, në partneritet me ICITAP-in dhe mbështetje të komunës së Vushtrrisë sot ka implementuar projektin “Vrojtuesit e lagjes”.
Në shënim të këtij aktiviteti morën pjesë struktura policore nga niveli qendror rajonal dhe lokal, përfaqësues të pushtetit lokal, banorë e përfaqësues të fshatit Prelluzhë dhe fshatarëve përreth.
Si model praktik në kuadër të këtij projekti është caktuar zona e fshatit Prelluzhë e komunës së Vushtrrisë, fshat ky me komunitet të përzier,me ç’rast në këtë lokalitet është vendosur tabela me mbishkrimin “Vrojtuesit e lagjes”.
Sipas policisë, rajonale të Mitrovicës vendosja e kësaj pllake synon të rrisë objektivat e përbashkëta, siç është parandalimi dhe zvogëlimi i nivelit të krimit, rritja e ndërgjegjësimit të komunitetit, në identifikim dhe raportim për çështje të sigurisë publike.
Ky projekt ka gjetur aplikim edhe në qytete të tjera të Kosovës si: Prishtinë, Prizren, etj, transmeton Klan Kosova.