Lajmet e fundit

Shefi i të ashtuquajturit Shteti Islamik – ISIS në Afganistan, Abdul Hasib është vrarë gjatë një beteje.
Kështu njofton zyra e presidentit Ashraf Ghani, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
Aty thuhet se ai është vrarë dhjetë ditë më parë gjatë një operacioni të forcave speciale afgane në lindje të krahinës së Nangarhar.
Hasib besohet se ka qëndruar prapa sulmit të muajit mars në një spital ushtarak në Kabul, ku kanë mbetur më shumë se 30 veta.
Muajin a kaluar Pentagoni ka thënë se Hasib më gjasë mund të jetë vrarë në një betejë të SHBA dhe forcave afgane.