Lajmet e fundit

Disa momente përpara se Rusia të njoftonte tërheqjen nga Khersoni, u zbulua se një zyrtar nga Moska ishte vrarë në këtë qytet.
Kirill Stremousov, zëvendës guvernatori i Khersonit, thuhet se është vrarë në një aksident automobilistik, raporton Sky News, transmeton Klankosova.tv
Ai ishte një nga fytyrat më të shquara të pushtimit rus dhe ishte parë nga ukrainasit si tradhtar.
Duke u shfaqur në një video orë para vdekjes së tij, Stremousov i quajti ukrainasit "nazistë" duke thënë se Rusia ishte në "kontroll të plotë" të situatës në jug. /Klankosova.tv