Lajmet e fundit

Një serb me inicalet Sh.M ka vdekur mbrëmë pas mesnate në Mitrovicën Veriore pasi ka marrë plagë vdekjeprurëse nga thika.
Mediat serbe raportojnë se SH.M 33 vjeçar ka ndërruar jetë në spitalin në veri të Mitrovicës pas plagëve nga thika që i pësoi në një nga restorantet e qytetit.
Poashtu bëhet e ditur se policia është në kërkim të të dyshuarit për këtë vrasje, transmeton Klan Kosova.