Lajmet e fundit

Një person është vrarë në Batllavë të Podujevës.
Kjo është konfirmuar për Klankosova.tv nga Policia e Kosovës.
Policia ka arritur ta arrestojë një person në fshatin Gërdoc.
Kështu tha Flora Ahmeti, zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës.
Ahmeti tha se viktima është një 41 vjeçar me inicalet G.B.
"Sot rreth orës 08:00, në fshatin Gërdovc të Podujevës, policia ka arrestuar një person të dyshuar për vrasjen e ndodhur sot në fshatin Batllavë, të Podujevës. Personit të dyshuar, B.B mashkull 47 vjeç, i është sekuestruar edhe një armë zjarri që dyshohet të jetë arma e përdorur në rast."
"Viktimë në këtë rast është G.B (mashkull), 41 vjeç, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Aktualisht hetuesit policor, janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin, i cili është cilësuar si Vrasje e rëndë".