Lajmet e fundit

Një person ka ndërruar jetë mesditen e së hënës në fshatin Gjinoc të Suharekës pas plagëve të marra nga thika që ndodhi pas një rrahje të një grupi të të rinjve.
Sipas policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:38 në Stacionin e Autobusëve në Suharekë.
"Pas hetimeve të para nga vendi i ngjarjes është bërë e ditur se tre të dyshuar të mitur: 15; 16 dhe 17 vjeç nga Duhla i kishin sulmuar po ashtu dy të mitur nga fshati Gjinoc të cilëve u kishin shkaktuar plagë me thikë. Të plagosurit janë përcjellë për në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Prizren".
"Pak më vonë, mjekët e kanë konfirmuar vdekjen e njërit nga të plagosurit ndërsa i dyti po trajtohet në emergjencë. Tre të dyshuarit janë arrestuar", bën të ditur policia.
Bëhet e ditur se dhe mjeti me të cilin dyshohet të jetë kryer vrasja është sekuestruar dhe do t’i kalojë prokurorisë së shtetit në cilësi të provës materiale.
Pritet intervista me të dyshuarit për të zbardhur rrethanat e rastit, transmeton Klan Kosova.