16.09.2017 · përditësuar para 3241 dite1 min lexim
Një person rreth moshës 16 vjeçare është vrarë sot në Prishtinë, njofton Klan Kosova.
Lajmin për klankosova.tv e ka konfimruar edhe Policia.
Trupi i të riut me katër plumba është gjetur rreth orës 11:00, afër shkolla “Model”, në rrugën "Gjon Serreçi".
Lajmin për vdekjen e kanë bërë të ditur mjektët në vendin e ngjarjes, ndonëse akoma nuk ka asnjë informatë zyrtare për mënyrën se si ka ndodhur kjo vrasje.
Tashmë trupin e të ndjerit e ka marrë ekipi i Mjekësisë Ligjore.
Ndërsa kryeprokurori Ymer Beka, vrasjen e ka cilësuar si të dyshimtë, njofton Klan Kosova.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.