Lajmet e fundit

Një fëmijë i moshës 10 vjeçare ka mbetur i vdekur në lagjen Fazaneria të Gostivarit, pasi është goditur nga një plumb që ka ardhur nga drejtim i panjohur.
Fëmija ka ndërruar jetë në Klinikat e Shkupit. Sipas informatave të para, rasti ka ndodhur dje pasdite rreth orës 15, në afërsi të xhamisë lokale ku fëmija ka luajtur me moshatarë tjerë.
Në një moment fëmija është ankuar nga dhimbje në pjesën e pasme të kokës, ku është vërejtur edhe gjakderdhje dhe më pas i ka rënë të fikët.
Prindit e kanë dërguar fillimisht në spitalin e Gostivarit, kurse më pas edhe te qendra klinike “Nëna Terezë” në Shkup, ku vonë mbrëmë ka ndërruar jetë, raporton lajmpress.