Lajmet e fundit

Ministri i Mjedisit të Burundit është qëlluar për vdekje derisa po qëndronte në shtëpinë e tij derisa po festonte vitin e ri.
Emmanuen Niyonkuru është vrarë në orën 00:45 sipas kohës lokale nga një burrë me automatik, ka thënë zëdhënësi i policisë, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
Picerre Nkurikiye ka thënë se gruaja që po qëndronte me 54 vjeçarin është arrestuar për tu marrë në pyetje, nën dyshimin për vrasje.
presidenti i Burundit, Pierre Nkurunziza ka thënë se ky krim nuk do të kalojë pa u ndëshkuar.
Qindra njerëz, përfshirë edhe zyrtarë të profilit të lartë të ushtrisë janë vrarë që prej kur Nkurunziza kandidoi për mandatin e tretë në vitin 2015, një veprim që sipas opozitarëve ishte jokushtetues. Por që kjo është vrasja e parë e një ministri në qeveri.
Për disa muaj situata në këtë vend thuhet se ka qenë e qetë.