Lajmet e fundit

Një 33 vjeçar shqiptar, është vrarë me thikë në një klub nate në Toronto të Kanadasë, ku edhe jetonte. Krimi ndodhi në orët e para të së dielës.
Mediat kanadeze identifikuan viktimën si Reald Verçani, babai i një vajze të vogël, i cili humbi jetën në spital, pas plagosjes.
Një ditë më pas policia identifikoi dhe arrestoi të dyshuarin si autorin e krimit, një 29 vjeçar nga Hamilton.
Ai do të akuzohet për vrasje dhe pritet të dalë në gjykatë.
Ende nuk bëhet publik emri i autorit të krimit si dhe shkaqet e vrasjes, shkruan portali online kanadez globalnews, transmeton syri.net.