Lajmet e fundit

Një person raportohet të jetë vrarë mbrëmjen e sotme në Elbasan.
Ngjarja ndodhi në afërsi të Stacionit të Trenit të këtij qyteti rreth orës 21:00.
Nga të dhënat e para mësohet se viktima është një 39 – vjeçar me iniciale E.M. Ai raportohet se ka marrë plagë të shumta në trup dhe humbi jetën gjatë kohës që po transportohej për në spital, shkruan tvklan.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.