Lajmet e fundit

Ushtria egjiptiane ka raportuar për vrasjen e kreut të Sinai dhe dhjetëra ushtarëve të tjerë të të ashtuquajturit Shtet Islamik .
Raportohet se Abu Dua al-Ansari është vrarë pas një serie të sulmeve ajrore në provincën Sinai, transmeton Klan Kosova.
Sulmet ajrore për target kishin fortesat e xhihadistëve afër qytetit El-Arish.
Sinai është grupi më aktiv dhe ka qenë përgjegjës për disa sulme në Sinai dhe Kajro.
Brig-Gen Mohammed Samir përmes një posti në Facebook u shpreh se Ansari është vrarë në këtë operacion.
Ky postim nuk tregonte se kur është kryer operacioni.