Lajmet e fundit

Një rast i rëndë ka ndodhur në orët e mbrëmjes së sotme në fshatin Brekoc të Gjakovës.
Një nënë dhe e bija (fëmijë) dyshohet se janë vrarë me armë zjarri nga familjari i tyre në shtëpi, njofton Klan Kosova.
Policia ka bërë të ditur se menjëherë pas pranimit të këtij informacioni janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore duke ju përgjigjur vendit të ngjarjes me qëllim të hetimit, ekzaminimit dhe ndriçimit të të gjitha rrethanave të këtij rasti.
Personi i dyshuar i cili tani është tani është në ndalim policor është bashkëfamiljar i viktimave.
Policia e Kosovës ka thënë po ashtu përmes një komunikate se është angazhuar me të gjitha njësitë e saja relevante me qëllim të hetimit dhe zbardhjes sa më parë të motivit të kryerjes së këtij rasti si dhe ndërmarrjen e masave shtesë në ofrim të sigurisë.