Lajmet e fundit

Dy persona të involvuar në sulmet e nëntorit të vitit 2015 në Paris kanë mbetur të vrarë në një sulm ajror të SHBA-ve në Siri, transmeton Klan Kosova.
Këta dy meshkuj, të emëruar si Salah Gourmat dhe Sammy Dhedou, sipas një deklarate të Pentagonit, ishin anëtarë të të ashtuquajturit Shteti Islamik.
Një anëtar i tretë, i lidhur me një plan të dështuar për një sulm terrorist në Belgjikë në vitin 2015, ka mbetur gjithashtu i vdekur.
Sipas Pentagonit, këta tre persona kanë planifikuar sulme ndaj vendeve perëndimore në kohën e sulmit.