Lajmet e fundit

Të paktën 31 civilë janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur pas një sulmi të kryengritësve të shiitëve huthi në qytetin Aden të Jemenit.
Raportohet se shiitët huthi dhe njësitë ushtarake lojale ndaj ish-presidentit të këtij vendi, Ali Abdullah Saleh, dje e kanë sulmuar me predha lagjen al-Mansura, e cila është në duart e grupeve të milicive lokale.