Lajmet e fundit

I.S, 50 vjeçar nga Hertica e Podujevës, të mërkurën pasdite u qëllua në fshatin Shtedim të Podujevës, me revole TT, njofton Klan Kosova.
Me të dëgjuar për rastin policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ku ka arrestuar të dyshuarin kryesor për ngjarjen, H.SH., 62 vjeçar.
Ndonëse Klan Kosova tentoi të flasë me fshatarët e Shtedimit, ata nuk pranuan që të flasin para kamerës.
Por, prapa saj ata thanë se e bija e të vrarit ishte nuse e shtëpinë e dorasit dhe se këto dy familje kishin pasur telashe edhe më herët.
Ndërkohë, ekipi e forenzikës kreu ekspertizën e vendit të ngjarjes.
Trupi i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar për obduksion që më pas t’i lirohet familjes.
Kronikë e Rilind Matoshit.