Lajmet e fundit
Një grua është vrarë me thikë nga bashkëshorti i saj në Greqi.

Shqiptarja, e cila punonte si ndihmëse u vra me thikë nga bashkëshorti i saj në sy të fëmijëve rreth orës pesë të mëngjesit.
Viktima kishte frikë të bënte denoncim në polici, për shkak se ajo dhe fëmijët nuk kishin leje qëndrimi në Greqi. Banorët e fshatit në Argolida e përshkruajnë atë si një njeri të drejtë dhe punëtore.
“Ju lutem më ndihmoni. Bashkëshorti im më thotë se do të më vrasë dhe do të më marrë fëmijët.” Këto janë fjalët që ka thënë 33-vjeçarja para se të vdiste nga plagët e marra nga sulmi me thikë nga bashkëshorti i saj.
Vajza 10 vjeçe dhe djali 8, kërkuan ndihmë tek fqinjët ndërsa nëna e tyre ishte e mbytur në gjak.
Dy fëmijët ende nuk e dinë që nëna e tyre ka ndërruar jetë, pasi u është thonë që ajo ndodhet në spital. Për t’u thënë këtë, banorët e fshatit kanë kërkuar dy punonjëse sociale që të flasin me fëmijët.
45-vjeçari e kishte kërcënuar bashkëshorten e tij që të kthehej në Shqipëri, pasi ky i fundit nuk lejohej të hynte në Greqi pas një dënimi të kryer në ishullin e Korfuzit. Ajo nuk dëshironte të vazhdonte më jetën me atë dhe bashkëshorti dhe bashkëshorti i kishte kërkuar të paktën të dërgonte fëmijët në Shqipëri për t’i parë, transmeton Shekulli.al