Lajmet e fundit

Një 19-vjeçare nga Fieri ka humbur jetën pas një konflikti me bashkëshortin. Burime zyrtare bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur në oborrin e çiftit Hajdini në Levan të Fierit.
Policia ka arrestuar në flagrancë bashkëshortin e saj Thoma Hajdini, 22 vjeç. Mësohet se 22-vjeçari, pas debateve që ka patur me viktimën F. SH., e ka shtyrë këtë të fundit, e cila ka gjetur vdekjen pas rënies në tokë. Nga autopsia rezulton se 19-vjeçarja kishte pësuar një hematomë në kokë.
Materialet lidhur me këtë çështje i kaluan Prokurorisë së Fierit për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”./Shekulli.al