Lajmet e fundit

Krimi brenda familjes ka tronditur mëngjesin e sotëm Shqipërinë.
Informacionet paraprake bëjnë të ditur se një person ka vrarë bashkëshorten dhe vjehrrin e tij, njofton Top Channel.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08.00 të mëngjesit në “Katër rrugët e Shijakut”, në Shijak, ku Artan Petova ka vrarë bashkëshorten e tij, Zara dhe vjehrrin Ismail Leka.
Policia ka mbërritur në vendngjarje ndërsa dyshohet se shkak i krimit të rëndë mund të kenë qenë mosmarrëveshjet e çiftit.
Vetë Petova ka hipur në një shtyllë të tensionit të lartë ku kërcënon të vetëvritet.