Lajmet e fundit
35 vite burg kërkohen nga Prokuroria e Shkodrës për 26-vjeçarin Shpëtim Sadikun, i akuzuar për vrasjen e punëdhënësit të tij dy vite më parë.

Akuza e shpalli autorin e vrasjes së 51-vjeçarit Palok Lazri, ngjarje e ndodhur më 20 nëntor të 2013-s.
Shkak për krimin ishte një mosmarrëveshje për pagesën e dy muajve punë, që i riu kishte pa marrë nga viktima. Ngjarja ndodhi në një nga lokalet, që ndodhen në qendër të qytetit të Shkodrës. Shpëtim Sadiku, nga fshati Rranxa i komunës Bushat, ishte i punësuar te viktima Palok Lazri.
Por mes viktimës e autorit kishte pasur mosmarrëveshje për pagën e tre muajve, që arrinte në shumën e 90 mijë lekëve. Viktima u qëllua teksa ishte i ulur në lokal.