Lajmet e fundit

Dentisti nga Minnesota, Walter Palmer me gjasë do të përballet me ligjin, shkaku se me 6 korrik vrau luanin më të famshëm afrikan, Cecil.
Ai tha se e vrau luanin me një hark me shigjeta në një park natyror në Afrikë. Palmer deklaroi se fillimisht e plagosi duke e goditur disa herë me shigjetë dhe më pas i preu kokën për ta pasur si trofe.
Gjahtari Palmer ka një pasion të veçantë për gjuetin e kafshëve të egra dhe në profilin e tij në rrjetet sociale shihet me kafshë të ndryshme që sapo ka vrarë.
Zëdhënësi i Palmer tha se gjuetia ishte më se e ligjshme dhe Palmer nuk ka thyer asnjë prej ligjeve vendase.
Në Zimbabve dënimi për gjueti ilegale është deri në dhjetë vjet burg.