Lajmet e fundit

Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar me 18 vjet burgim të akuzuarin për vrasje me inicialet D.G.
" Gjykata paraprakisht ka gjetur se i akuzuari D.G është fajtor ngase me dt. 13.06.2016, rreth orës 19.00 në fshatin Hajvali, Komuna e Prishtinës para supermarketit, ”Byqma” më dashje nga hakmarrja e paskrupullt ka privuar nga jeta të ndjerin N.G, më të cilin ishte edhe në raporte familjare, e kishte djalë të axhës", bën të ditur kjo gjykatë, transmeton Klan Kosova
Të akuzuarit në dënimin e shqiptuar në kohëzgjatje prej 18 viteve ju llogarit edhe koha e kaluar në paraburgim nga dt.13.06.2016 e deri në plotfuqishmëri të vendimit .
Vrasja në Hajvali që kishte ndodhur qershorin e vitit të shkuar ishte bërë pas një mosmarrëveshjeje për një pronë.