Lajmet e fundit

Sipas një burimi të afërt me rastin, sulmuesi francez, i cili vrau tre persona me armë në qendrën kurde kulturore në Paris, u tha hetuesve se ishte racist.
Ky sulm në paraditen e të premtes shkaktoi panikë në zonën 10 të kryeqytetit, në të cilën jeton një pjesë e popullatës kurde.
Sulmuesit iu gjet pistoleta e llojit Colt 1911,një kuti me 25 fishekë dhe dy depo tjera të mbushura me armatim, thotë burimi.
Sulmuesi 69 vjeçar, doli se ka dosje në polici për dhunë raciste, raporton AFP, përcjell Klankosova.tv.
Edhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron tha se “kurdët në Francë kanë qenë shënjestër e sulmit urryes në zemër të Parisit”, dhe urdhëroi që udhëheqësit e policisë të takohen me përfaqësuesit e komunitetit kurd të shtunën.