27.11.2018 · përditësuar para 2804 dite1 min lexim
Rreth orës 21:00 të mbrëmjes së sotme një pesron është vrarë në lagjen Veternik të Prishtinës.
Nga policia kanë bërë të ditur se me të marrë informatën kanë dalë ne vendin e ngjarjes ku kanë hasur ne personin mashkull, i cili pas plageve qe ka marrë nga arma e zjarrit ka nderruar jete.
Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekesor në vendin e ngjarjes, njofton Klan Kosova.
Shkaqet e kësaj vrasje ende nuk dihen dhe nuk është bërë e ditur për ndonjë të arrestuar.
Policia ka njoftuar se hetuesit policorë kanë ndërmarrë një varg veprimesh operative e hetimore në përpjekje për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
A
SHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.