Lajmet e fundit

Një tentativë vrasje ka ndodhur në Podujevë.
Policia ka bërë të ditur se viktima mashkull ka raportuar se pas një mosmarrëveshje, i dyshuari mashkull ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tij, duke i shkaktuar lëndime trupore.
Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK dhe është jashtë rrezikut për jetë, transmeton Klan Kosova.
Njësitet policore lidhur me rastin kanë konfiskuar një veturë me targa vendore si dhe janë duke kryer hetime intensive, përderisa lidhur me rastin është njoftuar prokurori.