Lajmet e fundit

Një person ka mbetur i vrarë mbrëmë në Suharekë.
Policia ka arrestuar të dyshuarin, i cili dyshohet se veprën e kreu nga pakujdesia.
“Lidhur me rastin e lartcekur është arrestuar dhe dërguar në mbajtje një person i dyshuar mashkull kosovar, ndërsa me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë, transmeton Klankosova.tv.
Sipas policisë, rasti tashmë është në procedurë hetimore.
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber